75 Mall Live Search
08:39 / E Hënë, 05 Shtator 2022 / B O

Ukraina po rimerr disa zona të humbura, e ngrit flamurin në vendin që deri dje ishin rusët

Forcat e armatosura ukrainase kanë çliruar fshatin Vysokopillya nga pushtimi rus në rajonin Kherson.

Nënkryetari i zyrës presidenciale, Kyrylo Tymoshenko, publikoi të dielën një foto të flamurit të ngritur në fshatin e rimarrë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një takim ushtarak se flamujt ukrainas po kthehen gjithnjë e më shumë në vendet ku u përkisnin.

Sipas raportimeve të mediave, trupat ukrainase ripushtuan të dielën edhe fshatin Oserne në rajonin e Donetskut./Indeksonline/