75 Mall Live Search
09:05 / E Diele, 06 Mars 2022 / MSH

Ukraina publikon të dhënat: Rusia ka humbur 88 avionë që nga fillimi i luftës

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar raportin e saj ditor mbi konfliktin me Rusinë. 

Pikat kryesore të këtij raporti, Ministria i ka përshkruar si në vijim:

Forcat ruse kanë humbur 88 avionë dhe helikopterë që nga fillimi i luftës;

Një numër pilotësh rusë janë kapur;

Forcat e armatosura të Ukrainës vazhdojnë të mbrojnë qytetin port të madh të Mariupolit në juglindje;

Një “sasi e konsiderueshme” e pajisjeve ruse u kap në rajonin e Mykolaiv në jug, afër Odesës;

Ushtarët rusë janë “demoralizuar” nga forca e rezistencës ukrainase.

Në anën tjetër, Rusia ka dhënë pak detaje për humbjet e pësuar nga forcat e saj në Ukrainë.

Por, sipas ekspertëve ushtarakë, Rusia është befasuar nga forca e rezistencës ukrainase dhe ka pësuar probleme me linjat e furnizimit dhe motivimin e ushtarëve.