75 Mall Live Search
13:29 / E Martë, 01 Nëntor 2022 / B O

Ukraina rrëzon në pak minuta dy nga helikopterët më “vdekjeprurës” të Putin

Ushtria ukrainase pretendon se ka rrëzuar dy helikopterë rusë brenda pak minutave, vetëm një ditë pasi pretendohet se ushtria e Putinit pësoi më shumë se një mijë viktima në luftë.

Në videon e publikuar nga ushtria ukrainase pretendohet se kundërajrorët kanë goditur helikopterët e tipit Ka-52 Alligator në Kherson. Ky helikopter vlerësohet rreth 12 milionë paund dhe është cilësuar si më vdekjeprurësi që ka Rusia.

Sulmi i fundit vjen vetëm pak javë pasi trupat ukrainase pretenduan se rrëzuan 4 helikopterë në 18 minuta.

Të hënë, ushtria e Ukrainës pretendoi se ka vrarë të paktën 1000 ushtarë rusë pranë Khersonit, në një sulm të ushtrisë vendase që i kapi të papërgatitur trupat e Putin. Përveç kësaj të hëne ku 1 mijë ushtarë humbën jetën, raportohet se të dielën, po ashtu shifra e viktimave ka qenë e përafërt.

Në 8 muaj luftë, zyrtarët e lartë në Kiev deklarojnë se kanë vrarë më shumë se 71 mijë e 200 ushtarë ruse, humbje këto të mëdha që detyruan kreun e Kremlinit të thërriste një mobilizim të pjesshëm prej 300 mijë rekrutësh.