Ukraina rrëzon një raketë që synonte Kievin, ishte nisur nga Bjellorusia

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko njoftoi se forcat ajrore ukraianse kanë rrëzuar një raketë që po i drejtohej Kievit, e cila sipas tyre ishte nisur nga territori bjellorus.
“Pak minuta më parë, Forcat Ajrore të Ukrainës rrëzuan një raketë lundrimi të lëshuar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, nga një bombardues TU-22 nga territori i Bjellorusisë. Ky është një tjetër krim lufte i kryer kundër Ukrainës dhe popullit të saj”, shkruan në Twitter Nikolenko.
Dita në Ukrainë ka nisur me luftime më të ashpra, pasi është goditur një nga qytetet më të mëdha në vend, Kharkiv.