16:50 / E Hënë, 07 Gusht 2023 / LB

Ukraina: Rusia përdori 500 mijë municione javën e kaluar

Kundërofensiva Ukrainës është kritikuar se ka treguar të ngadaltë, me pak suksese të dukshme deri më tani.

Por, sipas zyrtarëve ukrainas, kjo nuk e ka penguar Rusinë të shpenzojë sasi të mëdha municionesh për ta mbajtur Ukrainën.

Ata thonë se forcat ruse përdorën gati gjysmë milioni municione vetëm gjatë javës së kaluar, shkruan Sky News.

Zëvendësministrja ukrainase e mbrojtjes, Hannah Maliar ka thënë se Rusia po shton sulmet e saj në frontin lindor, me 9 mijë raste të bombardimeve javën e kaluar krahasuar me 8 mijë një javë më parë.

“Ata kanë një plan, duan të kthehen në territoret që humbën në rajonin e Kharkiv”, është shprehur ajo.