17:34 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / AR

Ukraina shënon fitore, jepet urdhër që rusët të largohen

Presidenti Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina fitoi çështjen kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ai thotë se Gjykata ka urdhëruar Rusinë të ndalojë menjëherë pushtimin e Ukrainës, raporton Indeksonline.

“Ukraina ka shënuar fitore të plotë në çështjen kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së. Gjykata urdhëroi Rusinë të ndalojë menjëherë pushtimin e Ukrainës. Urdhri është i detyrueshëm për Rusinë sipas ligjit ndërkombëtar. Injorimi i vendimit do ta shtyjë Rusinë në izolim edhe më të madh”, shkroi Zelensky në Twitter./Indeksonline/