10:15 / E Enjte, 21 Prill 2022 / k.v

Ukraina shpreson në përjashtimin e Rusisë nga OKB-ja

Përfaqësuesi i Përhershëm i Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Sergiy Kyslytsya ka kërkuar përjashtimin e Rusisë nga organizata duke kujtuar faktin se Federata ruse nuk ishte ndër nënshkrueset e OKB-së dhe as anëtare e organizatës.

Kyslytsya ka thënë se shpreson që OKB do të vazhdojë të mos e vë veten në pozicion të sikletshëm.

“Në prag të përvjetorit të themelimit të Konferencës së OKB-së në San Francisko, është e rëndësishme të kujtojmë se Federata Ruse nuk ishte ndër nënshkruesit e Kartës së OKB-së dhe nuk është një anëtare themeluese e OKB-së. Shpresojmë se Sekretariati i OKB-së do të vazhdojë mos ta vë veten në pozicion të sikletshëm”, ka shkruar ai në Twitter.