Ukraina sulmon me dronë dy qytete ruse, 16 persona të plagosur

Dronë ukrainasë goditën dy qytete ruse të enjten në sulme që plagosën të paktën 16 persona, thanë autoritetet lokale, një ditë para samitit SHBA-Rusi mbi luftën në Ukrainë.
Trembëdhjetë persona u plagosën, dy prej të cilëve rëndë, kur një dron goditi një ndërtesë apartamentesh në qytetin jugor rus të Rostov-on-Don, raporton BBC-i.
Tre civilë u plagosën në qytetin e Belgorodit pranë kufirit me Ukrainën, sipas guvernatorit të atij rajoni, i cili postoi një video që duket se tregon një dron që godet një makinë në qendër të qytetit.
Kreu i rajonit të Volgogradit në Rusi tha se mbeturinat e rrëzuara nga dronët ukrainas kishin shkaktuar zjarr në një rafineri nafte.