Ukraina thotë se ka vrarë mbi 5800 trupa ruse

Forcat e armatosura të Ukrainës thonë se shifrat paraprake përfaqësojnë të gjitha humbjet e shkaktuara ndaj forcave ruse që nga fillimi i pushtimit.
BBC nuk mund t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime, por ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar beson se forcat e Moskës kanë pësuar humbje të mëdha gjatë pushtimit të Ukrainës.
Humbjet totale ruse të pretenduara nga Ukraina deri më tani përfshijnë:
5840 trupa
30 avionë
31 helikopterë
Deri në 211 tanke
862 mjete patrullimi të blinduara
85 sisteme artilerie
9 sisteme kundërajrore
60 depozita karburanti
355 automjete
40 raketahedhës MLRS./IndeksOnline/