Ukraina thotë se kontrollon 74 vendbanime në rajonin e Kurskut të Rusisë
Ukraina ka thënë se forcat e saj kanë marrë kontrollin e 74 vendbanimeve në rajonin jugor të Kurskut të Rusisë.
Duke informuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyn përmes një video, shefi i shtabit të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi tha se ushtria e Kievit kishte kapur 40 kilometra katrorë të territorit të ri gjatë 24 orëve të fundit.
“Pavarësisht betejave të vështira dhe intensive, avancimi i forcave tona në rajonin e Kurskut vazhdon, fondi i këmbimit për shtetin tonë po rimbushet”, tha ai.
“Dhe 74 vendbanime janë nën kontrollin e Ukrainës. Aty kryhen inspektime dhe masa stabilizimi”.
Dje, Ukraina tha se kontrollonte rreth 1 mijë kilometra katrorë të rajonit.