08:53 / E Shtunë, 30 Korrik 2022 / MSH

Ukraina u bën thirrje OKB-së dhe Kryqit të Kuq të hetojnë krimet në burgje

Ukraina ka kërkuar që Organizata e Kombeve t Bashkuara dhe Kryqi i Kuq të lejohen të hetojnë vdekjen e më shumë se 50 të burgosurve ukrainas të luftës (POËs) në një sulm në territorin e pushtuar, sipas BBC.

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulmin në burg. Ende mbetet e paqartë se çfarë ndodhi në kampin e burgut në Olenivka, i cili kontrollohet nga Republika Popullore separatiste e Donetskut e mbështetur nga Rusia.

Ukraina thotë se vendi ishte në shënjestër të Rusisë në një përpjekje për të shkatërruar provat e torturës dhe vrasjeve. Presidenti Volodymyr Zelensky e përshkroi incidentin si një “krim lufte të qëllimshëm rus”.

Nga ana e saj, Rusia tha se kampi u godit nga raketa precize ukrainase. Të burgosurit thuhet se janë anëtarë të batalionit Azov, të cilët u kapën duke mbrojtur qytetin jugor të Mariupolit në maj dhe të cilët Rusia ka kërkuar t’i cilësojë si neonazistë dhe kriminelë lufte.