Ukraina ua bllokon rrjetin e telefonisë rusëve, agresori rus po ua merr telefonat qytetarëve ukrainas!

Ukraina i ka bllokuar të gjithë operatorët rus. Në këtë mënyrë, ushtarët rusë nuk po kanë qasje në telefona. Ushtria e Putinit në pamundësi për të patur kontakte telefonike, po ua merr qytetarëve telefonat mobilë për të qenë në kontakt.
Ministria e Mbrojtes të Ukrainës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë marrjen e telefonave nga ushtarët rus në operatorët e Ukrainës.
“Ne u kërkojmë ukrainasve të cilëve u është marrë telefoni celular nga përfaqësuesit e trupave armike të raportojnë sa më parë këtë operator dhe të kërkojnë të bllokojnë telefonin e vjedhur” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës./Indeksonline/