Ukraina vazhdon sulmet mbi Rusinë, dy të vdekur në Belgorod

Dy persona janë vrarë të shtunën nga bombardimet ukrainase në qytetin rus të Belgorodit, afër kufirit me Ukrainën, kanë bërë të ditur zyrtarët rusë.
Një burrë dhe një grua kanë mbetur të vdekur nga sulmi, derisa tre persona të tjerë janë plagosur, ka deklaruar guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov në Telegram.
Ky ishte i fundit në shkëmbimet e raketave me rreze të gjatë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, raportoi AP.
Pesë persona u plagosën gjithashtu kur një dron ukrainas goditi një makinë në fshatin Glotovo, rreth 2 kilometra nga kufiri ukrainas, sipas Gladkov.