75 Mall Live Search
09:52 / E Mërkurë, 26 Prill 2023 / MSH

Ukraina zgjeron “ushtrinë” e dronëve

Ukraina thotë se është duke rritur me shpejtësi prodhimin e dronëve, teksa në vijën e frontit po rritet kërkesa për ta.

Qeveria ka lehtësuar ligjet e importit dhe ka hequr taksat për pjesët dhe pajisjet për dronë, shkruan BBC.

Ata madje kanë hapur edhe të ashtuquajturin “Army of Drones” apo “Ushtria e Dronëve”, e cila po zgjerohet me një fushatë të suksesshme.

Mbi 108 milionë dollarë raportohen të jenë mbledhur nga donatorë të shumtë qe po kontribuojnë për këtë “ushtri”.

Përveç blerjes dhe ndërtimit të dronëve për luftë, paratë po shpenzohen për trajnimin e pilotëve të rinj për vijën e parë.

“Dronët janë sytë tanë, ne mund ta shohim shumë mirë pushtuesin nga lart, në mënyrë që të rregullojmë artilerinë dhe të gjejmë dhe neutralizojmë armikun”, ka thënë për BBC një instruktor.

Droni më i zakonshëm që shihet në vijën e parë është DJI Mavic i cili kushton më pak se 2 mijë dollarë.

Vitin e kaluar, prodhuesi i këtij droni ndaloi eksportet në Ukrainë dhe Rusi duke këmbëngulur se produktet e tij janë “vetëm për përdorim civil”.