Ukraina zmbraps pesë sulme ruse

Forcat e mbrojtjes ukrainase thonë se pesë sulme nga forcat ruse në rajonet Donetsk dhe Luhansk janë zmbrapsur.
Këtë e kanë bërë të ditur në përditësimin e tyre ditor operacional.
“Forcat ukrainase po vazhdojnë të mbajnë prapa trupat ruse që synojnë të fitojnë kontrollin e rrugëve dhe vendbanimeve kryesore në qytetin e Kievit duke u përpjekur të depërtojnë mbrojtjen ukrainase nga veriperëndimi dhe lindja” thuhet ndër të tjerash në raport.
Në Donetsk dhe Luhansk, forcat ukrainase shkatërruan dy tanke, një automjet këmbësorie dhe një makinë.
Në raport thuhet gjithashtu se forcat ruse pësuan viktima.
Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se kishin shkatërruar 4 avionë, 1 helikopter dhe 2 UAV.