75 Mall Live Search
16:51 / E Shtunë, 05 Mars 2022 / OSH

Ukrainasit grumbullohen nën urën e shkatërruar derisa përpiqen të ikin nga vendi

Këto imazhe tronditëse tregojnë dhjetëra njerëz që përpiqen të largohen nga Kievi ndërsa ushtria ruse përparon në kryeqytetin ukrainas.

Evakuimet nga dy zona të rrethuara në vend u ndërprenë sot pasi rusët bombarduan rrugën e arratisjes që mijëra vetë përdornin për t’u larguar nga vendi.

Rusia ka “shumë të ngjarë” të ketë rrethuar katër qytete kryesore – Kharkiv, Chernihiv, Sumy dhe Mariupol, në orët dhe ditët e ardhshme, thotë Mbretëria e Bashkuar.