75 Mall Live Search
11:35 / E Premte, 10 Mars 2023 / B O

Ukrainasit përdorin për herë të parë “bombën inteligjente” amerikane, shikojeni momentin e shpërthimit

Në fund të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara vendosën të dorëzojnë në Ukrainë sistemin JDAM (Joint Direct Attack Munition), të cilat i kthejnë bombat e gravitetit “memece” në raketa precize të drejtuara nga sistemi GPS.

JDAM është menduar për bomba në masën nga 227 në 907 kilogramë.

Në varësi të lartësisë dhe shpejtësisë së avionit nga i cili operon, JDAM ka një rreze veprimi deri në 28 kilometra.

Ukraina për herë të parë sot e ka përdorur këtë bombë të avansuar inteligjente në luftimet që po ndodhin në qytetin Bahmut./Indeksonline/