Ukrainasit tentojnë të nxjerrin të gjallë personin në makinën që e shtypi tanka ruse

Një video e një makine të blinduar ruse në rrugët e lagjes Obolon të Kievit, rreth 9 kilometra nga qendra e kryeqytetit, po përhapet në rrjetet sociale.
Pamjet e telefonit celular tregojnë një makinë të blinduar ruse duke shtypur një makinë civile që lëvizte në rrugë.
Pas kësaj, një grumbull njerëzish janë afruar pranë makinës për të nxjerrin një person i cili duket se ende ka shenja jeta, transmeton IndeksOnline.
Mirëpo, ata hasin në vështirësi të madhe pasi dera është e bllokuar dhe e dëmtuar në masë të madhe pas goditjes së makinës së blinduar ruse./IndeksOnline/