75 Mall Live Search
18:47 / E Enjte, 04 Maj 2023 / L K

Ukrainë/ Kryebashkiaku i Odesës arrestohet për korrupsion

Kryebashkiaku i Odesës në Ukrainë është arrestuar, sipas prokurorëve kundër korrupsionit.

Hennadii Trukhanov ka qenë nën hetim që nga viti 2017 mbi akuzat për përvetësim, të cilat ai i ka mohuar, shkruan Sky News.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka nisur një përpjekje kundër korrupsionit brenda Ukrainës, e cila ka çuar në shkarkimin e shumë zyrtarëve.

Ukraina shpreson të bashkohet me Bashkimin Evropian, i cili ka thënë se Kievi duhet të merret me korrupsionin nëse dëshiron të bëhet anëtare.