75 Mall Live Search
19:11 / E Premte, 25 Mars 2022 / MSH

Ukrainishtja do të mbetet gjuha e vetme zyrtare e Ukrainës

Një negociator rus më herët pohoi se nuk ishte bërë asnjë përparim në bisedimet Rusi-Ukrainë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës pastaj tha se akoma nuk ka një konsensus me Moskën.

Dmytro Kuleba tha gjithashtu se ukrainishtja do të mbetet gjuha e vetme shtetërore e vendit.

Rusia kishte kërkuar mbrojtje për gjuhën ruse në Ukrainë. 

Një pakicë e konsiderueshme e ukrainasve përdorin rusishten si gjuhë të tyre të parë.

Kuleba tha se Ukraina nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kërkesat e saj.

“Ne insistojmë, para së gjithash, për një armëpushim, garanci sigurie dhe integritet territorial të Ukrainës”, tha ai.

Më herët, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se negociatorët ukrainas dhe rusë kishin rënë dakord për katër nga gjashtë çështjet kryesore që po diskutoheshin gjatë bisedimeve të paqes, por se mosmarrëveshjet territoriale në rajonin lindor të Donbasit dhe gadishullin e Krimesë mbeten.