Ukshin Hilmi Hoti shquhej në Krushë si kreshnik e gjigant për nga fuqia e përmasat trupore

E kur jemi tek Krusha, sjellim tani një rrëfim, jo shumë të zakonshëm e që për protagonist ka një emër të njohur, sidomos për krushjanët. Në vitet 1930 e deri në vitin 1969, Krusha e Rahovecit krenohej me Ukshin Hilmi Hotin, kushëri i afërt me veprimtarin e çështjes kombëtare, Ukshin Hoti.
Megjithatë, ndryshe nga Ukshin Hoti i dytë, Ukshin Hoti i parë përshkruhet nga të moçmit e fshatit si person i veçantë për nga fuqia fizike. Besart Galica e Gentrit Morina sjellin rrëfimin në vazhdim.
Nga Krusha e Madhe e Rahovecit doli intelektuali, e veprimtari i çështjes kombëtare, Ukshin Hoti. Ai edhe sot mbetet i pagjetur që nga lufta e fundit. Por, pakkush e di se Krusha e Madhe kishte dikur edhe një tjetër Ukshin Hoti. Megjithatë, ai shquhej për nga fuqia. Ukshin Hilmi Hoti kishte lindur në vitin 1908, jetonte në Krushë të madhe, por punonte në Shkup. Të moçmit e fshatit e përshkruajnë trup madh, mbi 2 metra e 10 centimtera, e shumë të fuqishëm.
Ukshin Hilmi Hoti, ka vdekur në vitin 1969. Përveç pleqve të fshatit, të afërmit e tij, kujtojnë edhe raste të tjera, kur në fshatrat e tjerë e përshkruanin fuqinë e Ukshinit, sa të 40 të tjerëve. Ukshin Hoti i parë është kushëri i afërt me Ukshin Hotin e dytë, veprimtarin e çështjes kombëtare. /RTK/