19:08 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Ukshin Hotit nderohet me titullin “Krenaria e kombit shqiptar”

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, me rastin e shënimit të 20-vjetorit të zhdukjes dhe humbjes pa gjurmë, veprimtarit Ukshin Hoti i akordon titullin “Krenaria e kombit shqiptar”.

Ky titull veprimtarit Ukshin Hoti, i jepet në shenjë të nderimit për sakrificën dhe flijimin për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Dekorata me titullin “Krenaria e kombit shqiptar” do të dorëzohen me rastin e shënimit të 20-vjetorit të çlirimit të qytetit të Deçanit, më 16 qershor, njofton Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.