75 Mall Live Search
20:36 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / MSH

Ulen çmimet e benzinës në Shqipëri

Çmimi i benzinës në Shqipëri ka pësuar ulje. Në mbledhjen e radhës Bordi i Transparencës ka vendosur që benzina të shitet me 221 leke për litër (rreth 1.89 euro), 12 lekë më lirë (rreth 10 centë).

Ndërsa ai i naftës mbetet i pandryshuar duke u shitur me 240 lekë për litër (rreth 2.05 euro).

Po ashtu edhe çmimi i gazit vijon të shitet me 81 lekë për litër (rreth 0.69 euro).

Çmimet e caktuara nga bordi kanë hyrë në fuqi prej orës 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm bordi paralajmëron se do të vendoset pezullimi i aktivitetit.