15:09 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Nga sonte në mesnatë derivatet e naftës do të shiten me çmim më të ulët. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) nga mesnata benzina do të shitet për 1 denar më lirë derisa dizeli për 2 denarë.

Kështu që nga mesnata SUPER 95 do të shitet për 71,00 denarë për litër; SUPER 98 për 73,00 denarë për litër, derisa dizeli ulet për 2 denarë dhe do kushtoj 64 denarë.

Çmimet e reja të derivateve Komisioni Rregullator për Energjetikë i ka përcaktuar në bazë të metodologjisë së re.