16:30 / E Hënë, 15 Prill 2024 / AR

Ulen “gjakrat”? Romeo imiton Jetmirin, Meritoni shpërthen në të qeshura

Romeo dhe Meritoni e konsideronin njëri-tjetrin miq të ngushtë ditën që hynë në shtëpinë Big Brother Vip. Megjithatë nuk kaloi shumë kur filluan përplasjet e tyre të para brenda Big Brother VIP.

Tani ata e quajnë njëri-tjetrin armiq madje arrijnë deri aty sa ofendohen mes tyre.

Por, mbrëmjen e djeshme një gjest i Romeos e ka bërë Meritonin të qeshë me të madhe.

Ka qenë aktori i cili ka imituar bashkëpatriotin e tij vlonjat, Jetmirin, me të cilin është në konflikt të vazhdueshëm. Meritoni nuk ka mbajtur të qeshurën duke thënë: Oh vdiqa!