19:46 / E Mërkurë, 29 Shtator 2021 / LB

Ulen infektimet, por shënohet sërish rekord viktimash në Shqipëri

17 pacientë të prekur nga Covid-19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke shënuar kështu një tjetër rekord të zi për sa u përket vdekjeve nga koronavirusi që nga muaji prill.

Po ashtu raportohet se po gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar me virusin vdekjeprurës 680 persona, nga ana tjetër janë shëruar 996 të tjerë.

Janë 10,103 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Ndër pacientët në gjendje të rëndë në terapinë intensive, është edhe një grua 4-muajshe shtatzënë./Abcnews