Ulen në kafiteri në Prizren por Haskuka nuk pi as ujë as kafe (Foto)
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka kaluar sot ditën në Prizren.
Selimi bashkë me disa miq apo thënë qartë kolegë nga Vetëvendosje kanë qëndruar tërë ditën në Prizren, kështu duke shëtitur në anë të ndryshme të qytetit, shkruan Indeksonline.
Ajo çfarë bie në sy është një fotografi e bërë në një lokal të Prizrenit, ku i pranishëm ishte edhe i pari i kësaj komune, Mytaher Haskuka. Por Haskuka duket se është me agjërim pasi para vetes nuk kishte as ujë as kafe, siç kishin të tjerët./Indeksonline/