10:27 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / OSH

Ulen rastet e të prekurve me Covid në Gjilan

Nënkryetari Ismajli ka konfirmuar se në dy ditët e fundit, në këtë komunë ka ulje të infeksionit me COVID-19, sikurse edhe të të shtruarve në spital.

“Pavarësisht kësaj, unë u apeloj të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë masat antiCOVID-19, sepse lufta kundër virusit vazhdon edhe më tej, dhe kjo në mënyrë agresive. Duke iu uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve tanë, i lus që t’u përmbahen rregullave në mënyrë strikte”, tha Ismajli.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 7642 mostra, 3014 kanë rezultuar pozitivë, 2753 janë shëruar, 93 e kanë humbur betejën me virusin, 169 raste janë aktive, 36 në hospitalizim dhe 64 mostra në pritje për rezultat.