75 Mall Live Search
14:40 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Ulërima dhe gjak, nis prishja e shtëpive tek Bregu i Lumit

Policia ka mundur të lejojë prishjen e shtëpive të banorëve të Bregut të Lumit në Tiranë pas përplasjes disa ditore.

FNSH i është drejtuar sot zonës me përforcime duke u përplasur me banorët, të cilët po rezistojnë ndaj këtij vendimi.

Gjatë aksionit, policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës ndaj banorëve që mbronin shtëpiat e tyre, ndërsa këta të fundit i akuzojnë forcat e rendit për dhunë kafshërore ndaj tyre.

Gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm, policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona të zonës së Bregut të Lumit, që protestuan ditën e djeshme, kundër vendimit për shembjen e banesave qe preken nga zgjatimi i Bulevardit të ri. /albeu.com/