75 Mall Live Search
15:51 / E Diele, 18 Prill 2021 / Blerim

Ulet avioni i parë me pasagjerë në aeroportin e Kukësit

Ulet avioni i parë me pasagjerë në aeroportin e Kukësit. Kryeministri Edi Rama është nisur nga aeroporti i Rinasit drejt atij të Kukësit, me një grup emigrantësh që kanë udhëtuar nga Londra.

“Nga Aeroporti “Nënë Tereza” drejt Kukësit në Aeroportin Ndërkombëtar të “Zayed Flatrat e Veriut”, me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra”, shkruan Rama.

Në videon e publikuar, Rama dëgjohet teksa iu thotë pasagjerëve që të qëndrojnë të ndarë dhe jo ngjitur me njëri-tjetrin.

Avioni me emigrantët kuksianë zbriti fillimisht në Rinas, për shkak seshe Britania e Madhe dhe Kukësi nuk kanë linjë direkte.