75 Mall Live Search
12:25 / E Enjte, 21 Maj 2026 / S Z

Ulet çmimi i naftës në Shqipëri

Bordi i transparencës në Shqipëri  ka ulur sërish çmimin e derivateve.

Në mbledhjen e sotme, siç shkruan A2, u vendos që çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës, do të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.