75 Mall Live Search
09:41 / E Enjte, 24 Mars 2022 / AR

Ulet flamuri amerikan në gjysmështizë, në nderim të Madeleine Albright

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë se ish-sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright ishte një person i fortë.

“Ajo gjithmonë besonte se Amerika ishte kombi i domosdoshëm dhe frymëzoi gjeneratën e ardhshme të nëpunësve publikë që të ndiqnin drejtimin e saj, duke përfshirë lidere të panumërta gra në mbarë botën”, ka thënë Biden.

Po ashtu presidenti Biden urdhëroi uljen e flamurit në gjysmështizë deri më 27 mars, raporton Indeksonline.

“Në shenjë respekti për ish-Sekretaren e Shtetit, Madeleine Korbel Albright dhe jetën e saj në shërbim të kombit tonë, unë urdhëroj me anë të autoritetit që më jepet si President i Shteteve të Bashkuara nga Kushtetuta dhe ligjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës , që flamuri i Shteteve të Bashkuara të jetë në gjysmë shtizë në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjitha ndërtesat dhe mjediset publike, në të gjitha postet ushtarake dhe stacionet detare dhe në të gjitha anijet detare të Qeverisë Federale në Distriktin e Kolumbisë dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe territoret dhe zotërimet e saj deri në perëndim të diellit më 27 mars 2022. Unë gjithashtu udhëzoj që flamuri do të valëvitet në gjysmë shtizë për të njëjtën kohë në të gjitha ambasadat, legatat, zyrat konsullore dhe objektet e tjera të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit, duke përfshirë të gjitha objektet ushtarake dhe anijet dhe stacionet detare”, njofton Biden.

Në vend të një libri fizik ngushëllimi, ambasada amerikane në Prishtinë ka ndarë një libër virtual të ngushëllimeve për Madeleine Korbel Albright.

Mesazhet tuaja mund t’i lini këtu: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSe6RiVKgeDYH3h0ZTqSTJyzDJ2crUD-iN21Fi-TWIJtdTQILA/viewform