09:00 / E Martë, 19 Tetor 2021 / AR

Ulet numri i pacientëve që po trajtohen nga Covid-19

Numër më i ulët i pacientëve po trajtohen nga COVID-19, në klinikat COVID në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas raporteve të datës 19 tetor 2021, në trajtim janë 68 pacientë, prej tyre 34 me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 10  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë, post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Gjilanit, 6 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 7 pacientë