75 Mall Live Search
09:53 / E Premte, 21 Tetor 2022 / B O

Ulet për një cent çmimi i të gjitha derivateve në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar tavanin e çmimeve të derivateve në vend për 24 orët e ardhshme.

Çmimet e të gjitha produkteve të derivateve në vend kanë rënë për 1 cent.Një litër naftë do të shitet për 1.77 euro, benzina për 1.40 ndërsa gazi për 0.72 cent./Indeksonline/