75 Mall Live Search
09:23 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Uli Hoeness konfirmon interesimin e Bayern për Sane

Kampionët e Gjermanisë e kanë serioz interesimin për yllin e Manchester Cityt.

Leroy Sane te Bayern Munich? Dukej si e pamundur deri pak kohë më parë, por pas raportimeve të ditëve të fundit për një interesim të gjigantit bavarez për gjermanin, tani vjen edhe konfirmimi.

Është presidenti i Bayernit, Uli Hoeness që në një intervistë për Sueddeutsche Zeitung, ka pranuar për interesimin e tyre për Sanen, i cili këtë sezon nuk ka qenë zgjedhja e parë e Pep Guardiolas në formacion.

Këtë më së miri e tregon edhe fakti që ai ka startuar në vetëm 30 nga 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Cityn.

“Jemi duke menduar transferimin e këtij lojtari”, u përgjigj Hoeness kur u pyet për Sanen.

“E kam parë disa herë se çfarë lojtari i mirë është ai”.

“Sane mund të na ndihmojë në ngritjen e nivelit të ekipit dhe do të na përmirësonte shumë”, theksoi ai. /IndeksOnline/