Uliks Emra po i numëron ditët e fundit si ambasador, MPJ ia ka nisur urdhër-largimin!

Uliks Emra po i numëron ditët e fundit si ambasador në Norvegji. Në adresë të tij pak ditë më parë ka shkuar urdhër-largimi i tij nga Ministria e Punëve të Jashtme.
MPJ ka vendosur shkarkimin e tij duke aluduar në disa shkelje të gjetura, të cilat ia ka cekur në njoftimin zyrtar. Madje MPJ i ka dhënë afat 30 ditësh që ambasadori Emra të bartë “plaçkat” e tij.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Emra e ka pritur me shqetësim këtë formë të largimit të tij, gjë të cilën pritet ta bëj se shpejti publike me një njoftim zyrtar.
Uliks Emra është personalitet i njohur në Kosovë duke bërë karrierë dikur si futbollist, ndërsa në diplomaci përveç ambasadës së Norvegjisë, dikur ishte ambasador edhe në Kroaci./Indeksonline/