Ulje emergjente e një aeroplani, piloti pëson sulm në zemër!
Një aeroplani iu desh të bënte një ulje emergjente pasi një pilot doli të kishte atak kardiak apo njohur ndryshe si sulm në zemër.
Fluturimi “Aeroflot SU1546”, i cili po fluturonte nga aeroporti i Moskës “Sheremetyevo” për në Anapa afër Detit të Zi, u detyrua të bënte një ulje emergjente në qytetin Rostovi mbi Don.
Avioni “Airbus 320” ishte në mes të fluturimit kur piloti pësoi atak kardiak, transmeton Indeksonline.
Pasagjerja Yelena Voronova tha se një stjuardesë praktikisht u përplas në rresht dhe se më vonë e pyetën nëse kishte ndonjë mjek në bord pasi që vërtet kishin nevojë për të.
Megjithëse iu dha ndihma mjekësore, piloti vdiq menjëherë pasi u ul avioni.
Sipas të dhënave të deritashme, aeroplani u ngrit përsëri dy orë e gjysmë më vonë dhe se për rastin në fjalë po zhvillohet një hetim. Të gjitha kompanive të fluturimit u kërkohet që të kenë së paku dy pilotë në bord dhe që ata të jenë të trajnuar në mënyrë të sigurt nëse njëri prej tyre bëhet i paaftë./Indeksonline/