75 Mall Live Search
15:13 / E Mërkurë, 15 Tetor 2025 / MSH

“Ulni tensionet”, von der Leyen deklarohet pas takimeve me Osmanin dhe Kurtin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka komentuar takimet e sotme që i pati me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Von der Leyen u takua me Osmanin dhe Kurtin veç e veç, në kuadër të vizitës së saj diplomatike në rajon, shkruan IndeksOnline.

Ajo u shpreh se është e rëndësishme që Kosova të ulë tensionet në vend dhe të ndërtojë institucione të forta.

“Arrita në Kosovë.

Ne mbetemi të përkushtuar ndaj një të ardhmeje ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Unionit tonë.

Për këtë, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të ndërtojë institucione të forta.

Ulni tensionet në vend.

Gjithashtu, Kosova duhet të finalizojë hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes” u shpreh von der Leyen.