Ulpiana afër Superligës, në këtë skuadër ka gola edhe portieri

Skuadra e KF Ulpianës është afër ta siguroj ngritjen në Superligën e Kosovës nga Liga e Parë.
Ulpiana sot mposhti 3 me 1 skuadrën e Kek-ut, shkruan IndeksOnline
Në këtë ndeshje gol arriti të shënoj edhe portieri, Armend Blakçorri. Ai shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e fundit të ndeshjes.
Ky ishte gol tij i dytë gjatë këtij sezoni.

Kujtojmë që në Ligën e Parë kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund. Ulpiana në tri ndeshjet e fundit i nevojiten edhe shtatë pikë (pavarësisht rezultateve të Flamurtarit) për t’u futur në Superligë.
Tri ndeshjet e radhës, kundër: Ramiz Sadikut, Vllaznisë së Pozheranit dhe Kikës-./IndeksOnline/
