10:31 / E Martë, 27 Tetor 2020 / OSH

Ulpiana drejt rikthimit në Superligë, talenti që po shkëlqen për “Tigrat”

Klubi i Ulpianës është duke shkëlqyer në këtë sezon të Ligës së Parë në grupin B.

Ekipi i qytetit të Lipjanit për momentin është në vendin e parë me 14 pikë pas 7 ndeshjeve, transmeton Indeksonline.

Ndër futbollistët që po shkëlqen tek Ulpiana është talenti, Valgjin Bllaca.

Në dy ndeshjet e fundit të Ulpianës, Bllaca ka arritur të shënonte gol. Në xhiron e fundit, talenti i Ulpianës arriti të shënonte kundër Dardanës, ndeshje që mbaroi me rezultat 1:1.

Ai po shkëlqen këtë sezon dhe pritet të jetë një aset i fuqishëm këtë sezon për ekipin e Fadil Ademit./Indeksonline/