Ulpiana përforcohet me ish-futbollistin e Flamurtarit

Skuadra kosovare, Ulpiana pritet të bëjë një “goditje” gjatë afatit të transferimeve të janarit.
Indeksonline mëson se futbollisti Bardh Bylykbashi ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Liga e Parë e futbollit.
Bylykbashi ishte pjesë e skuadrës së Ramiz Sadikut dhe Flamurtarit të Shqipërisë.
23-vjeçari luan në mesfushë dhe llogaritet si një talent i futbollit kosovar./Indeksonline/
