10:48 / E Enjte, 25 Janar 2024 / L K

Disa objekte në Ulpianë sot pa ngrohje, Osmani në terren dhe njofton zgjidhjen

Në disa objekte të lagjes Ulpiana sot ka patur ndërprerje të ngrohjes për shkak të një defekti.

Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani ka njoftuar se brenda pak orësh gjithçka do të kthehet në normalitet.

“Filluam intervenimin në lagjën Ulpiana, për të sanuar rrjedhjen e ujit, e cila përkohësisht ka ndikuar në ndërprerjen e ngrohjes për disa objekte banesore në këtë pjesë! Brenda pak orësh, do të rikthejmë ngrohjen!
Po kujdesemi që të bëjmë intervenimet e nevojshme, duke synuar kështu rritjen e cilësisë së shërbimit” shkruan Osmani në njoftim./Indeksonline/