Ulpianës po i ikin lojtarët pas inkuadrimit në Superligë

Ekipi nga Lipjani, Ulpiana është duke pasur një merkato jo dhe aq të mirë.
Klubi që do të luaj në Superligë në sezonin e ri është duke u përballur me largimin e disa lojtarëve, transmeton Indeksonline.
Sot largimin e ka lajmëruar Bashkim Selimin. Ai me anë të një postimi ka treguar se nuk do të jetë më pjesë e Ulpianës.

Përveç Selimit nga ekipi janë larguar Kujtim Qeli dhe Ardi Shala. Ky i fundit ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës sezonin që shkoj.


Ulpiana dje zyrtarizoi trajnerin e ri, Edlir Tetova. Mbetet të shihet nëse do të arrij të stabilizoj situatën brenda ekipit dhe të sjell transfere të reja./Indeksonline/
