Ulqini magjik mirëpret Era Istrefin, në një koncert madhor

Buzë magjisë së detit dhe bukurisë së maleve përreth, Era Istrefi do të performojë në një koncert madhor në Ulqin.
Koncerti mbahet më 31 maj, në Plazhin e Vogël, shkruan IndeksOnline.
Organizatorët e eventit, Ulcinj Travel, parashikojnë të jetë një mbrëmje plot dritë, emocione dhe muzikë.
Ky është njoftimi i plotë:
Magjia e verës fillon në Ulqin!
Nën qiellin e hapur, pranë detit dhe nën ritmet e saj unike – ERA ISTREFI zbret në Plazhin e Vogël më 31 maj 2025!
Një mbrëmje plot dritë, emocione dhe muzikë që do t’ju lërë pa fjalë!
Organizuar me dashuri nga Organizata Turistike e Ulqinit – për të sjellë një natë që do ta kujtoni gjatë!