16:41 / E Mërkurë, 26 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Ulqini premton oferta turistike atraktive kosovarët në verë

Sot ne Prishtine Organizata Turistike e Ulqinit (OTU) ka organizuar konferencë në kuadër të Panairit të Turizmit.

Ku pjesëmarrës ishin dhe kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari, zv. sekretari gjeneral i Qeverise se Malit te Zi Ilir Harasani, sekretari i shtetit ne Ministrinë e Turizmit Armend Milla, drejtor i organizatës turistike Qazim Hoxhiq, ambasadori Bernard Çobaj, drejtuesja e organizatës turistike te Malit te Zi Ljiljana Cukic, drejtues i OT Arjan Pulti etj.

Ku është shpalosur oferta turistike e bregdetit të Ulqinit dhe Malit të zi për sezonin 2023 për vizitoret dhe turistet e Kosovës.

Qazim Hoxhiq ka thënë se turistet nga Kosova janë me te veçantët për Ulqinin. Ndërsa vitin e kaluar kane qene rreth 60 000 kosovarë ose janë 300 000 fjetje me miqtë nga Kosova. Edhe sivjet Ulqini i pret kosovaret me një mikpritje dhe oferte tepër joshëse. Shume biznesmenë kosovarë kane investuar ne Ulqin. Tashme shtëpitë, hotelet dhe te gjitha lokalet janë gati për kosovaret dhe se do te këtë shume aktivitete dhe organizime te ndryshme. Me 30 qershor me gjithë orkestrën këngëtari Ramë Lahaj do te këndon te Kalaja e Ulqinit.

Hoxhiq ka falënderuar kosovaret për frekuentimin dhe vizitat qe i bëjnë ne Ulqin.

Kryetari i Ulqinit Omer Bajraktari ka thënë se brenda dhjete muajsh ka ardhur ne Kosove mese dhjete here, qe dëshmon për lidhjet e afërta dhe bashkëpunimin e ngushte ndërqytetar dhe ndërshtetëror.

Ndërsa dekada e ardhshme do te jete e Ulqinit për shkak te zhvillimit dhe investimeve te mëdha qe po bëhen.

Ulqini është mese i përgatitur për këtë sezone turistike me numër rekord vizitoresh.

Ndërsa Armend Milla ka thëne se shteti i Malit te Zi është shtet mik i Kosovës dhe ka uruar kosovaret për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës ne Këshillin e Evropës.

“Nuk ke qene n ‘deti pa shkua n ‘Ulqin” ka thëne Milla, i cili shtuar se secili kosovare dhe mërgimtarë është i mirëpritur ne Ulqin.

Ljiljana Cukic ka ftuar kosovaret te zbulojnë bukuritë e pazbuluara te Malit te Zi.

Për këtë vit çmimet nuk do te jene me te shtrenjta se sa vitin e kaluar.

Cukic ka thënë se ne tere Malin e Zi vitin e kaluar kane qene mbi 100 000 kosovarë, dhe te gjithë janë te mirëseardhur.