16:57 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ulrike Lunacek lë Parlamentin Evropian

Raportuesja e posaçme për Kosovën ne Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, është përshëndetur sot me Parlamenti Evropian.

Përmes një statusi në Facebook, Lunacek, tha se sot është hera e fundit si nënkryetare e këtij parlamenti, duke falënderuar kështu të gjithë ata që ka bashkëpunuar me ta dhe duke uruar që edhe në të ardhmen të kenë bashkëpunim të mëtejshëm, transmeton Indeksonline.

“Sot për herë të fundit si nënkryetare e Parlamentit Evropian, unë kryesova presidencën. Dëshiroj të falënderoj të gjithë për tetë vjet bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv në Parlamentin Evropian. Unë do të marr ide evropiane në Parlamentin austriak dhe pres që të bashkëpunojë në të ardhmen. Për shkak se ajo ka nevojë për një parlament të fortë kombëtar dhe të fortë Evropian”, ka shkruar Lunacek.