Ultrasit e Milanit thërrasin skuadrën pas humbjes nga Spezia

Milan ka pësuar edhe një tjetër humbje në Serie A, duke rrezikuar të marr pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm.
“Rosonerët” të shtunën u mposhtën nga Spezia me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Kjo humbje vjen pas asaj nga Interi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions Leageu, ku u mposht me të njëjtin rezultat.
Pas përfundimit të ndeshjes, ultrasit e Milanit kanë kërkuar nga kapiteni Calabria të mbledh skuadrën kishin disa fjalë për të ndarë.
“Curva Sud” kanë kërkuar nga skuadra të jenë të bashkuar para ndeshjes kthyese ndaj Interit, dhe të regpjnë në ndeshjen ndaj Interit të marten.
Pas bisedës ultrasit kuqezi u panë duke duartrokitur dhe duke i dhënë mbështetje skuadrës./IndeksOnline/