75 Mall Live Search
11:09 / E Premte, 17 Prill 2026 / OSH

“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhiut dhe Ferat Shalës

Në Kuvendin e Kosovës ka pasur një përplasje verbale mes deputetit të PDK-së, Ferat Shala dhe kryeparlamentares, Albulena Haxhiu.

“Nuk e merr ti fjalën pa ta dhënë unë. Kjo punë u kry. Lexoje rregulloren e punës së kuvendit dhe e sheh se kush është përgjegjës për me e dhënë fjalën. Uluni në vend, kur ta jap fjalën unë, ti mundesh me e marrë”, i është drejtuar Haxhiu deputetit Shala./Indeksonline/