75 Mall Live Search
23:20 / E Premte, 21 Nëntor 2025 / F.R

Ulutaş dhe Prattipati flasin për situatën e sigurisë në vend

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë, Major Gjeneral Özkan Ulutaş, ka pritur sot në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë, të ngarkuaren me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit zyrtar, takimi shërbeu si një mundësi e rëndësishme për të diskutuar situatën e sigurisë në vend dhe për të theksuar angazhimin e KFOR-it për të garantuar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Gjenerali Ulutaş ka vlerësuar lart kontributin e vazhdueshëm të SHBA-së në misionin e KFOR-it dhe stabilitetin rajonal. , shkruan IndeksOnline.

KFOR nënvizon se vazhdon zbatimin e mandatit të tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke punuar për sigurinë dhe garantimin e lirisë së lëvizjes në mënyrë të paanshme.

Forca ndërkombëtare theksoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin EULEX, në rolin e tyre si institucione kyçe të sigurisë./IndeksOnline/