Ulutash pret në takim shefin e misionit të vëzhguesve të KiE-së
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka pritur në takim shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Yunus Emre.
Takimi u mbajt në shtabin e KFOR-it në Prishtinë.
“Takimi ofroi një mundësi të vlefshme për të shkëmbyer pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe për të theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

